Marta Kos në Tiranë: Shqiptarët populli më proeuropian nga vendet kandidate
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet në Tiranë dhe gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, tha se ecuria e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE do të varet nga rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimi i reformave dhe pavarësia e institucioneve. Kos theksoi se vëmendja e Brukselit do të përqendrohet te veprimet konkrete të autoriteteve shqiptare dhe jo vetëm te angazhimet politike. “Rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përafrimi me ligjet e BE-së për mjedisin, do të jenë ndër testet më vendimtare. Fokusi do të jetë te zbatimi, te veprimet dhe jo thjesht te fjalët”, deklaroi Kos. Komisionerja i kushtoi vëmendje të veçantë funksionimit të shtetit të së drejtës, duke...
Burimi:
kohajone.com