Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!
Shqipëria dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike, përmes shkëmbimit të informacionit, ushtrimeve të përbashkëta dhe koordinimit më të ngushtë institucional. Kjo ishte thirrja e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë konferencës “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK”, të zhvilluar në Tiranë. Nufi theksoi se siguria e informacionit është pjesë e pandashme e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, ndërsa mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe sistemeve digjitale është një domosdoshmëri për funksionimin e institucioneve. “Një sulm ndaj sistemeve të informacionit, një cenim i infrastrukturës kritike apo një rrjedhje e informacionit të klasifikuar mund të prodhojë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare, funksionalitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve”, deklaroi ministri. Duke u ndalur te zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, Nufi vuri...
Burimi:
javanews.al