Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

Giorgia Meloni nuk ka ndërmend të firmosë dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve italianë, pavarësisht se Këshilli i Shtetit i ka dhënë të drejtë Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve (ANM) dhe i ka lënë qeverisë afat deri më 31 janar 2027 për të zbatuar vendimin. Përplasja mes kryeministres italiane dhe magjistratëve, raporton “La Repubblica”, ka marrë tashmë edhe një dimension institucional. Meloni ka vendosur të mos marrë pjesë në kongresin e shoqatës së magjistratëve, që zhvillohet të shtunën, me argumentin se “nuk ekzistojnë kushtet”. Sipas përllogaritjeve të qeverisë italiane, detyrimet e prapambetura dhe rritjet e pagave për dy periudha trevjeçare do t’i kushtonin buxhetit të shtetit afro një miliard euro. Në disa raste, përfitimi individual mund të arrinte deri në 100 mijë euro. Palazzo Chigi...