U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për katër persona të arrestuar më 23 nëntor, të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit të shpallur më 26 nëntor 2026, gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të katër personave, por ka caktuar masa më të lehta sigurie për ta. Tre prej të arrestuarve, E.R., E.S. dhe L.M., janë lënë me masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ata duhet të paraqiten një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji, në orën 12:00, pranë Prokurorisë së Tiranës. Ndërsa për personin me inicialet I.Sh., gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke e detyruar të qëndrojë në banesën e...