U kap me kokainë pranë një shkolle, arrestohet 43-vjeçari

U kap me kokainë pranë një shkolle, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, gati për shitje, në një lokal pranë një institucioni arsimor. Arrestimi i tij u krye në rrugën “Viktor Eftimiu”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 30 doza të dyshuara kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 393.6 gramë të tjera të kësaj lënde narkotike. Në total, autoritetet sekuestruan 407 gramë kokainë, si dhe dy telefona celularë. Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se e mbante lëndën narkotike me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj pranë institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.