Buxheti/ Macron vendos ultimatumin për BE-në: Ose marrëveshje ose Franca tërhiqet nga negociatat

Buxheti/ Macron vendos ultimatumin për BE-në: Ose marrëveshje ose Franca tërhiqet nga negociatat

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur një afat për negociatat mbi buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar se Franca nuk do të vijojë bisedimet përtej dhjetorit 2026 nëse vendet anëtare nuk arrijnë një marrëveshje. Në qendër të diskutimeve është buxheti i BE-së për periudhën 2028–2034, me vlerë rreth 2 trilionë euro. Përpara samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel, 27 vendet anëtare vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të shpërndahen fondet dhe cilat shpenzime duhet të reduktohen. Propozimi i fundit i presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, parashikon shkurtimin e shpenzimeve me 204 miliardë euro, si dhe vendosjen e një takse të re për kompanitë dixhitale. Presidenca franceze e ka kritikuar këtë plan, duke e cilësuar si të përqendruar te shkurtimet...