Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

Zyra e prokurorit federal njoftoi të enjën arrestimin e dy irakianëve nën dyshimin për planifikimin e një sulmi në sinagogën e Këlnit dhe një sinagoge në një vend fqinj evropian, i cili nuk u emërua. Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Publik, Agjencia Federale e Krimit (BKA) kreu një bastisje në agim në 17 vende në shtetet e Baden-Württemberg, Hesse dhe North Rhine-Westphalia, ndërsa u kontrollua edhe një xhami në zonën Niel të Këlnit. Të arrestuarit, Mustafa Al-R. dhe Ameer Z., besohet se kanë marrë pjesë në organizata islamike në Heidelberg dhe Këln dhe se kanë planifikuar një sulm në sinagogën Roon Street në Këln dhe një sinagogë të dytë në një vend fqinj evropian, të cilin autoritetet nuk e bëjnë të ditur. Prokurori federal...