Mir Pepa trafikoi tonelata me kokainë, kompania e tij ‘Pepa Group’ fiton tenderin 5 mln € për rindërtim
Jetmir Pepa TIRANË-Teksa SPAK ka sekuestruar kompaninë 'Pepa Group', pasi dyshohet se përdorej për pastrimin e parave të drogës, subjekti ka marrë një tender me vlerë 5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës për rindërtimin e Kombinatit. Kompania është nën sekuestro, ndërsa Jetmir Pepa i arrestuar në Dubai, kërkohet nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, por institucionet publike vijojnë t`i japin miliona euro. Në 24 nëntor 2026, administrata lokale ka mbyllur tenderin me objekt “Hartimi i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 11 në zonën zhvillimore “Kombinat”. Për këtë procedurë, fondi limit ishte 471 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 5 milionë euro. Në përfundim të procedurave, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues kompaninë “Pepa Group”, e krijuar nga...
Burimi:
zeri.ai