Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit Evropian, ku ishte e pranishme, foli për sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vëmendja e Brukselit do të përqendrohet te rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kos nënvizoi se një nga testet më vendimtare për Shqipërinë do të jetë zbatimi i reformave, duke theksuar se nuk do të mjaftojnë vetëm deklaratat dhe angazhimet politike. “Rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përafrimi me ligjet e BE-së për mjedisin, do të jenë ndër testet më vendimtare. Fokusi do të jetë te zbatimi, te veprimet dhe jo thjesht te fjalët”, deklaroi komisionerja. Një vëmendje të veçantë ajo...