Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

Pastronin paratë e drogës, SPAK çon në gjyq grupin e Igli Kamberit! 10 të pandehur (Emrat)

SPAK ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj. Të pandehurit janë Igli Kamberi, Ergys Kastrati alias Bishja, Nevila Kamberi, Idajete Kurti, Bardhok Gjergji, Lefter Nelaj, Edi Brahaj, Dituri Buzi, Saimir Pirra dhe Sokol Fusha. Ata akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Si funksiononte skema? Sipas SPAK, grupi kriminal ishte i përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në Italinë e Jugut dhe zona të tjera të vendit, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm transportoheshin drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të organizuar korrierësh dhe shoferësh të transportit ndërkombëtar. Shumat monetare fshiheshin...