Pas përjashtimit, Spiropalin e zhvendosin në fund të sallës së Parlamentit, e pozicionojnë në krahun e opozitës
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali është zhvendosur në fund të sallës së Parlamentit, në krahun ku qëndrojnë deputetët e opozitës. Ky ndryshim në pozicionimin e saj në sallën e Kuvendit vjen pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Spiropali, e cila deri më tani ka qenë pjesë e grupit parlamentar të mazhorancës, tashmë është pozicionuar në një pjesë tjetër të sallës, larg vendeve ku qëndrojnë deputetët socialistë.
Burimi:
gijotina.com