PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Reformën Administrativo Territoriale, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit të miratuar nga maxhoranca. Në kërkesë, PD rendit disa shkelje. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se një nga shkeljet lidhet me mënyrën e miratimit të ligjit, pasi, sipas PD-së, nuk është siguruar shumica e cilësuar e kërkuar nga Kushtetuta, për shkak të pavlefshmërisë së tri votave të dhëna gjatë seancës plenare. Po ashtu, PD thekson se nuk ka pasur konsultim paraprak me banorët e bashkive që preken, të cilët e kanë kundërshtuar masivisht ndarjen e re territoriale. PD deklaron se kjo ka cenuar autonominë vendore dhe ka shkelur Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, veçanërisht nenin 5 të saj. PD argumenton gjithashtu se miratimi i...