Braçe mbron buxhetin 2027: Më shumë para për pensionistët

Braçe mbron buxhetin 2027: Më shumë para për pensionistët

Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar në Kuvend raportin e Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Punësimin mbi ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale dhe projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, përpara votimit nen për nen dhe në tërësi. Gjatë fjalës së tij, Braçe e cilësoi projektbuxhetin si të mirëstrukturuar, duke theksuar se ai garanton balancë pozitive dhe është në përputhje me programin e qeverisë. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nga komisioni synojnë të zgjerojnë përfitimet për kategori të ndryshme të shoqërisë, pa cenuar parametrat kryesorë financiarë të buxhetit. Braçe bëri të ditur se të ardhurat e parashikuara për vitin 2027 janë 908 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet arrijnë në 976 miliardë lekë. Deficiti buxhetor, sipas tij, mbetet në nivelin 2.3%, ndërsa investimet publike janë më shumë...