Presidentja Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Presidentja Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

26 November, 2026 - 14:50 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Dita e Falënderimeve simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta. Ajo ritheksoi mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ditët më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në ndërtimin e shtetit. Presidentja shprehu falënderim të veçantë për gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në sigurinë dhe paqen e Kosovës, duke shërbyer larg familjeve të tyre. Ajo theksoi se edhe...