Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare Andy Taylor, kitaristi i grupit Duran Duran
Andy Taylor, kitaristi i formacionit të hershëm të grupit britanik Duran Duran dhe bashkautor i disa prej hiteve më të njohura të tij, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Familja dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në grup kanë bërë të ditur se muzikanti ka vdekur më 23 nëntor, në shtëpinë e tij, pranë familjarëve, pas një beteje të gjatë me kancerin e prostatës. I lindur në Tynemouth të Anglisë, Taylor e nisi rrugëtimin muzikor që në moshë të hershme. Ai mësoi vetë të luante në kitarë, bas dhe bateri, ndërsa filloi të performonte profesionalisht kur ishte vetëm 13 vjeç. Rrugëtimi i tij drejt famës nisi pas një audicioni në Birmingham, ku iu bashkua grupit Duran Duran, përcjell KultPlus. Gjatë viteve ’80, Duran Duran u shndërrua...
Burimi:
kultplus.com