Hapet thirrja për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë deri në 70 euro në muaj

Hapet thirrja për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë deri në 70 euro në muaj

26 November, 2026 - 14:30 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për mbështetjen financiare të studentëve përmes bursës së mobilitetit, e cila synon të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë. Mbështetja financiare do të përcaktohet në bazë të distancës ndërmjet vendbanimit të studentit dhe institucionit ku ai studion. Sipas skemës së përcaktuar, studentët do të përfitojnë 30 euro për distancat deri në 20 kilometra, 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra dhe 70 euro për distancat mbi 50 kilometra, përcjell KultPlus. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor, të regjistruar në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e...