‘Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin…’/ Del mesazhi i PD për protestën e studentëve në 28 nentor

‘Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin…’/ Del mesazhi i PD për protestën e studentëve në 28 nentor

Partia Demokratike u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga studentët, e cila pritet të zhvillohet të shtunën, më 28 nëntor, në orën 10:00, pranë Ministrisë së Arsimit. Në një mesazh të shpërndarë në grupet e komunikimit me demokratët, PD njofton se do të angazhohet në mbështetje të kauzës studentore, duke e lidhur protestën me kërkesën për largimin e qeverisë. Partia u kërkon anëtarëve që dëshirojnë të marrin pjesë të kontaktojnë kryetarët dhe sekretarët e degëve për koordinimin dhe organizimin e pjesëmarrjes. Thirrja e PD-së vjen në kuadër të protestës së njoftuar nga studentët, ndërsa mbetet për t’u parë se sa i gjerë do të jetë angazhimi i strukturave politike në këtë tubim.