“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar vijimin e votimit nen për nen dhe në tërësi të paketës fiskale dhe projektbuxhetit të shtetit për vitin 2027. Braçe u ndal te ndryshimet e propozuara nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat në ligjet e paketës fiskale dhe në buxhet, duke theksuar se ato synojnë zgjerimin e përfitimeve për kategori të ndryshme të shoqërisë. Sipas tij, ndryshimet nuk cenojnë parimet kryesore të buxhetit, pasi të ardhurat mbeten në nivelin e parashikuar prej 908 miliardë lekësh, ndërsa shpenzimet në 976 miliardë lekë. Ai theksoi se deficiti buxhetor do të mbetet në nivelin 2.3%, ndërsa borxhi publik parashikohet të ulet drejt nivelit 52%. Deputeti socialist nënvizoi gjithashtu se investimet publike janë më shumë...