Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet duke pyetur Komisioneren Kos, “Shkoi mirë udhëtimi?”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Patjetër. Kënaqësi që shihemi përsëri”. Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, si dhe ditën e nesërme në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në fokus të bisedimeve edhe integrimi i Shqipërisë dhe anëtarësimi në BE si dhe ecuria e reformave.