“Ke 500 m2 apartament”, Balla sfidon Shehajn: Vërtetojë dhe unë e lë që sot mandatin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përplasur në Kuvend me deputetin Agron Shehaj, pas akuzave të këtij të fundit për pasurinë e tij dhe pretendimeve se zotëron një apartament prej 500 metrash katrorë. Në përgjigjen e tij, Balla e sfidoi Shehajn që të provojë deklaratën, duke paralajmëruar se nëse pretendimi rezulton i vërtetë, do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe nuk do të kthehet më në Kuvend. Balla deklaroi se është subjekt i deklarimit të pasurisë që prej vitit 2003 dhe se apartamentin ku jeton me familjen e ka blerë me kredi, të cilën, sipas tij, do ta shlyejë deri në vitin 2044. Ai pretendoi se banesa vazhdon të jetë në pronësi të bankës deri në shlyerjen e plotë...
Burimi:
ntv.al