Reshjet e dendura përmbytin rrugët, vështirësi në qarkullimin në Durrës
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Durrësit, ku janë krijuar pellgje të mëdha uji që kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata është problematike në disa akse të qytetit bregdetar, ku drejtuesit e mjeteve po përballen me vështirësi gjatë lëvizjes për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë. Ndërkohë, sipas parashikimeve, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunën, duke mbajtur në vëmendje situatën në qytet.
Burimi:
ntv.al