“Cilët ishin civilët që tërhoqën zvarrë qytetarët e Tiranës?”/ Demo vihet në siklet në Kuvend
Ministri i Brendshëm ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë dhe denoncimet për dhunë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se nëntë efektivë janë pezulluar nga detyra, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastet e denoncuara. Ministri theksoi se ligji duhet të zbatohet njësoj për policët dhe qytetarët, duke nënvizuar se policia ka detyrimin të garantojë protestën paqësore dhe të mos ushtrojë dhunë ndaj individëve. Ai shtoi se, nëse gjatë ndërhyrjeve nuk është respektuar proporcionaliteti, përgjegjësit duhet të përballen me pasojat. “Për pyetje specifike që lidhen me rrethanat e individëve të caktuar, nuk mund të jap përgjigje konkrete, sepse duhet të hetohen. Më vjen keq që zgjedhim vetëm një pjesë të asaj që...
Burimi:
ntv.al