Shkodër/ Kapet me kokainë dhe kanabis, arrestohet 25-vjeçari nga Elbasani

Shkodër/ Kapet me kokainë dhe kanabis, arrestohet 25-vjeçari nga Elbasani

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. H., 25 vjeç, banues në Elbasan. Ai u kap nga policia në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës. Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi,...