No Image Available

I përfshirë në vrasjen e ish-policit? Policia lëshon urdhër ndalimi për Vinçesk Pirolin

Policia e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Vinçesk Pirolin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Frrok Lleshaj. Lajmi raportohet nga gazetarja Klodiana Lala. Urdhri vjen vetëm pak ditë pasi Piroli u lirua nga qelia, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e 4 gushtit 2025 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, pranë banesës së tij, ndërsa autorët e vrasjes nuk janë identifikuar ende publikisht. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, Vinçesk Piroli mund të ketë lidhje me këtë ngjarje. Emri i Pirolit është përmendur edhe në një tjetër hetim kriminal. Ai u arrestua në tetor 2026, së bashku me dy...