SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

SPAK ka dërguar për gjykim 10 të pandehur, të akuzuar për pastrim parash që dyshohet se burojnë nga trafiku i lëndëve narkotike. Hetimet kanë zbardhur skemën përmes së cilës dyshohet se janë fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguarpranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.243/1 të vitit 2026, në ngarkim të të pandehurve: 1. Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet...