Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Është ndarë nga jeta mjeku kirurg Ylli Ziçishti, një emër i njohur i mjekësisë shqiptare dhe ish-deputet i Partisë Socialiste. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur deputeti i PS-së, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e kolegut dhe mjekut që ia kushtoi jetën kujdesit ndaj pacientëve. “U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti”, shkruan Balla. Ziçishti kishte një karrierë të gjatë në mjekësi, ku u dallua si kirurg dhe shërbeu për vite me radhë në sistemin shëndetësor shqiptar. Ai ishte veçanërisht i lidhur me urgjencën kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kush ishte Ylli Ziçishti Ylli Ziçishti, i...