Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës
Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë kufizime në lundrimin detar në Vlorë. Për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, janë anuluar udhëtimet e trageteve të transportit të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë. Sipas njoftimit të autoriteteve detare, era nga drejtimi jug-juglindje pritet të arrijë shpejtësinë 15-20 metra në sekondë, me forcë 6-7 ballë, ndërsa dallgët parashikohet të arrijnë deri në 2.5 metra. Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar gjithashtu dhënia e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur. Kufizimi do të jetë në fuqi deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor. Ndërkohë, anijet që transportojnë mallra dhe hidrokarbure do të vijojnë aktivitetin normalisht. Përmirësimi i kushteve të motit...
Burimi:
javanews.al