Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar përshpejtimin e reformës zgjedhore, duke theksuar se është koha që palët politike të ecin përpara me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se periudha kur reforma zgjedhore mbahej peng nga mungesa e dakordësisë politike ka përfunduar. Ai u ndal edhe te ligji për financimin e partive politike, për të cilin shprehu shpresën që të miratohet me konsensus, brenda këtij sesioni parlamentar. “Duhet të ecim përpara me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Koha kur mund ta mbanit peng këtë reformë ka përfunduar. Ligjin për financimin e partive urojmë ta votojmë së bashku dhe duhet ta mbyllim brenda këtij sesioni parlamentar”, u shpreh Balla. Sa i përket depolitizimit të komisioneve zgjedhore,...
Burimi:
javanews.al