Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike
Jared Kushner, i dërguari i posaçëm dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka vlerësuar aftësitë politike të presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si një “mjeshtër të politikës”. Në një intervistë për podcastin “MD Meets”, Kushner tha se Putin është një figurë historike, e përgatitur mirë dhe me njohuri të thella për çështjet që diskutohen gjatë negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas tij, presidenti rus është në gjendje t’i paraqesë qartë dhe me saktësi qëndrimet e tij. Kushner vlerësoi gjithashtu se interesat e Putinit nuk lidhen vetëm me arritjen e paqes në Ukrainë, por edhe me mundësinë për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të nisur një fazë të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Deklaratat e Kushner...
Burimi:
javanews.al