13 viktima, 113 raste të reja me HIV, 47 në fazën e SIDA-s, shifrat alarmante në 10 muaj në Shqipëri
foto ilustruese TIRANË-113 raste të reja me Hiv-Aids janë zbuluar këtë vit në Shqipëri, dy prej të cilëve janë fëmijë. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, nga personat e diagnostikuar, 47 kanë rezultuar në fazën e SIDA-s, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën. Grupmoshat me numrin më të lartë të rasteve janë personat 30-39 vjeç, si dhe ata mbi 50 vjeç. Të dhënat tregojnë se meshkujt përbëjnë afro 74% të rasteve të diagnostikuara. Pas Tiranës, Durrësi renditet si qyteti me numrin më të lartë të rasteve të regjistruara. 137 persona të diagnostikuar me HIV kanë deklaruar Durrësin si vendbanim në momentin e diagnostikimit. Në fillim të këtij muaji, një 38-vjeçar u gjet pa shenja jete në rrugë. Sipas policisë, e cila iu referua familjarëve,...
Burimi:
zeri.ai