GJKKO dënon me 5 vite burg nënën e Monika Kryemadhit, mosha ‘e shpëton’ nga qelia

GJKKO dënon me 5 vite burg nënën e Monika Kryemadhit, mosha ‘e shpëton’ nga qelia

Fatime Kryemadhi TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar Fatime Kryemadhin me 7 vite e 6 muaj burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 5 vite. Për shkak të moshës, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vënë Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh. Ndërkohë gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit. Për Pirro Xhixhon, babain e deputetes Erisa Xhixho, është hequr masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa është shpallur i pafajshëm për akuzën e korrupsionit. Ndërkohë Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për Çokun është caktuar dënimi me 2 vite burg, i cili me...