Dinamo-Partizani dhe Egnatia-Elbasani, njihuni me ndeshjet e javës së 13 në Superiore
Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje interesante. Më 27 nëntor, në orën 13:30, Tirana do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 18:30 do të luhet Dinamo City – Partizani, në “Elbasan Arena”. Të shtunën, më 28 nëntor, në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia – AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”. Java 13 Tirana – Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman...
Burimi:
sportekspres.com