Fernandes shënoi 2 gola ndaj ish-skuadrës: Barazim i drejtë, këtu është gjithmonë e vështirë të luash

Fernandes shënoi 2 gola ndaj ish-skuadrës: Barazim i drejtë, këtu është gjithmonë e vështirë të luash

26 Nëntor 2026 10:26 Alfred Lleshi Kapiteni i Manchester United, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, komentoi barazimin ndaj ish-skuadrës së tij, Sportingut të Lisbonës: “Doja ta fitoja ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme për ne të merrnim tri pikët për pozicionin në Champions League, por po aq e rëndësishme ishte të mos humbnim. Të luash këtu, në Alvalade, është gjithmonë shumë e vështirë, për atmosferën që krijojnë tifozët dhe cilësinë e skuadrës kundërshtare”. Mesfushori portugez analizoi edhe aspektin taktik: “E dinim se do të luanin me një vijë të lartë mbrojtjeje. Kjo i detyronte të merrnin rreziqe, por njëkohësisht na vështirësonte depërtimin në zonën e fundit dhe sulmin në thellësi”. Ai vlerësoi reagimin e United në pjesën e dytë: “Rritëm intensitetin...