Enrique: Ndaj Romës, ndeshja më e vështirë e jona këtë sezon. Nuk do doja të përballesha sërish me të

Enrique: Ndaj Romës, ndeshja më e vështirë e jona këtë sezon. Nuk do doja të përballesha sërish me të

26 Nëntor 2026 10:06 Alfred Lleshi PSG barazoi 2-2 me Romën në Champions League, në një ndeshje që Luis Enrique e cilësoi si “më të vështirën e sezonit”. “Pa dyshim, ishte ndeshja më e vështirë që ka luajtur PSG këtë sezon, kundër një Rome, nivelin e së cilës e njihnim”, – deklaroi trajneri spanjoll për “Amazon Prime”. Ai vlerësoi skuadrën e Gasperinit: “Roma është unike, me shumë personalitet dhe agresive. E pamë që në minutat e para. Shënuan në rastin e parë që krijuan. Ishte vërtet e vështirë”. Më tej shtoi: “Urime Romës! Jam i kënaqur me këtë pikë, sepse mund edhe të kishim humbur. Merita është e tyre. Pavarësisht lojtarëve që do të aktivizonin, do të na kishin vënë në vështirësi. Roma meritonte më shumë...