Iraola: Një ndeshje efikase, fitorja na afron me objektivin për të qenë mes 8 më të mirave

Iraola: Një ndeshje efikase, fitorja na afron me objektivin për të qenë mes 8 më të mirave

26 Nëntor 2026 10:26 Telesport Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, është i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në Champions League, që jashtë fushe mposhti 3-0 Club Brugge. “Ishte një ndeshje shumë positive nga ana jone. Një fitore që na vendos në një pozicion të mirë. Duam të jemi mes tetë më të mirave. Ishim efikasë, por ishte një ndeshje më e vështirë nga sa mund të duket tani”, tha Iraola. Më tej, ai komentoi: “Ishte e vështirë të prisnim që ta mbanim portën të paprekur. Prisnim një lojë të hapur, me mbulim ‘një për një’. Ndaj, në përgjithësi, ishte një paraqitje shumë e mirë. E vlerësoj shumë këtë fitore.” “Do të thoja se ishte një fitore perfekte në transfertë. Aty duam të jemi...