PSG ndalet nga Roma, Malen i prish festën kampionëve të Europës!
Paris Saint-Germain ka regjistruar një hap fals në Champions League, duke u ndalur në barazimin 2-2 përballë Romës në një sfidë spektakolare të zhvilluar në Paris. Italianët arritën të marrin një pikë të rëndësishme, duke i dhënë fund serisë prej 12 fitoresh radhazi të skuadrës së Luis Enrique. Roma e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të. Mario Hermoso përfitoi nga një aksion i bukur i Matias Soule dhe dërgoi topin në rrjetë. PSG reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 31-të, me Illia Zabarnyin, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe arritën të përmbysnin rezultatin në minutën e 62-të. Ousmane Dembele u tregua...
Burimi:
sportekspres.com