Inter “çlirohet” në pjesën e dytë. Bayern turpërohet në Francë. Muriqi heroi i Fenerbahces. Atletico “ok” (video)

Inter “çlirohet” në pjesën e dytë. Bayern turpërohet në Francë. Muriqi heroi i Fenerbahces. Atletico “ok” (video)

25 Nëntor 2026 22:53 Telesport Inter ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, pasi mundi 2-0 Stuttgart në “San Siro”, në xhiron e pestë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, zikaltrit u çliruan në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të, Petar Sucic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari. Në minutën e 74-të, i sapo futuri në fushë Lautaro Martinez gjeti golin, pas asistit të Federico Dimarco. Një nga surprizat e mëdha të mbrëmjes ka ardhur nga Franca, aty ku Lille fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bayern Munich. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë na avantazh 0-1, pas golit të Upamecano me kokë pas krosimit nga goditja e këndit...