Roma ndal PSG-në, Liverpool me fitore bindëse në Belgjikë. Man. United i Pochettino jep shenja jete, por në fund merr një pikë (video)

Roma ndal PSG-në, Liverpool me fitore bindëse në Belgjikë. Man. United i Pochettino jep shenja jete, por në fund merr një pikë (video)

25 Nëntor 2026 22:56 Telesport Përballja mes PSG-së dhe Romës ka dhuruar gola dhe spektakël në “Parc des Princes”. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Mario Hermoso, i cili shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Matias Soule. Ilya Zabarnyi barazoi shifrat për vendasit në minutën e 32-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Senny Mayulu nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, Ousmane Dembele shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 62-të. Donyell Malen, barazoi shifrat në minutën e 78-të, po nga penalltia. Ndeshje emocionuese edhe në Lisbon, aty ku Sporting dhe Man. United u ndanë në barazim 2-2. Luis Suarez gaboi në penalltinë e parë, por u tregua i saktë në të dytën,...