Champions League, pjesët e para: Mungon goli në “San Siro”. Bayern, Atletico dhe Liverpool “ok”. “X” në “Parc des Princes” (video)

Champions League, pjesët e para: Mungon goli në “San Siro”. Bayern, Atletico dhe Liverpool “ok”. “X” në “Parc des Princes” (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po udhëheq 2-0 ndaj Viking. Golat për madrilenët u shënuan nga Alexander Sorloth, i pari për të për këtë sezon dhe Alex Baena. Në “Parc des Princes”, PSG po barazon 1-1 ndaj Romës. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Mario Hermoso, i cili shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Matias Soule. Ilya Zabarnyi barazoi shifrat për vendasit në minutën e 32-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Senny Mayulu nga goditja e këndit. Bayern Munich po fiton 0-1 në transfertë ndaj Lille. Dayot Upamecano shënoi me kokë në minutën e 14-të, pas krosimit të Tom Bischof nga goditja e...