Barcelona mjaftohet me golin e Gordon në pjesën e parë. Rrjeta të paprekura në Pragë (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Baku, pjesa e parë mes Sabah dhe Barcelonës është mbyllur 0-1 për katalanasit. Vendasit e nisën mirë tkaimin, Khayal Aliyev iu afrua golit, por Joan Garcia bëri një pritje fantastike. Në minutën e 27-të, Barcelona ishte me shumë fat, pasi goditja e Ivan Lepinjica u përplas në traversë. Në minutën e 31-të, u zhbllokua takimi. Barcelona kaloi në avantazh, falë golit të shënuar nga Anthony Gordon. Anglezi dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së Karim Adeyemi. Në minutën e 33-të, Gordon gjeti sërish golin, por u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje të Gabriel Jesus. Pjesa e parë mbyllet 0-1...
Burimi:
telesport.al