“Do doja ta kisha stërvitur”, Guardiola zbulon pengun e karrierës së tij

“Do doja ta kisha stërvitur”, Guardiola zbulon pengun e karrierës së tij

25 Nëntor 2026 19:07 Telesport Në një intervistë të gjatë me legjendën braziliane Romario, Pep Guardola foli për gjithë karrierën e tij të deritanishme si trajner, ku zbuloi shumë sekrete apo dhe dëshira të parealizuara. Nga të gjithë yjet që Guardiola ka stërvitur, një emër vazhdon ta ndjekë si një ëndërr e parealizuar: Neymar da Silva. Pep pranoi se u përpoq me të gjitha forcat ta bindte Neymar, t’i bashkohej atij te Bayern Munich, por braziliani zgjodhi Barcelonën. Megjithatë, Guardiola këmbëngul se Neymar mori vendimin e duhur. Admirimi i tij daton që nga finalja e Kupës së Botës për Klube në vitin 2011, kur Barcelona e mposhti thellë Santos, por Neymar ra në sy me paraqitjen e tij individuale. “Atë ditë, i thashë vetes: “Do...