I dënuar për vrasje në Shqipëri, i shpëton ekstradimit pas 27 vitesh në arrati në Britani

I dënuar për vrasje në Shqipëri, i shpëton ekstradimit pas 27 vitesh në arrati në Britani

Sabri Sopoti 60-vjeçarin shqiptar Sabri Sopoti i dënuar me 24 vite burgim në Shqipëri për vrasje, nuk do të ekstradohet nga Britania e Madhe pasi autoritetet shqiptare kanë tërhequr kërkesën për dorëzimin e tij. Vendimi vjen pas 27 vitesh në arrati, gjatë të cilave ai ka jetuar në Britani me identitet të rremë. Sipas mediave të huaja, Sopoti kishte përdorur emrin Zenel Bytyqi, duke u paraqitur si refugjat nga Kosova dhe duke përfituar azil në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte dënuar në Shqipëri për vrasjen e një personi në një lokal në veri të vendit më 24 dhjetor 1999. Identiteti i tij i vërtetë u zbulua pas përfshirjes në një çështje penale në Britani, që lidhej me kontrabandën e alkoolit dhe shmangien e taksave. Pas...