Rama nga Brukseli: Lufta kundër korrupsionit, e bën Shqipërinë, kandidate serioze për në BE

Rama nga Brukseli: Lufta kundër korrupsionit, e bën Shqipërinë, kandidate serioze për në BE

Edi Rama BRUKSEL-Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre kryeministri Edi Rama janë mbledhur në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Rama teksa mbërriti në Samit, u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të japë një sinjal të qartë politik për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i afruar më shumë me strukturat evropiane dhe duke u dhënë qytetarëve të tyre një mesazh konkret për të ardhmen. Rama u pyet edhe lidhur me hetimet në vend, ku u shpreh se 'ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë, shumë serioz'. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se çdo çështje duhet të trajtohet në respekt...