Marta Kos nesër në Kuvend, diskutime mbi antarësimin e Shqipërisë në BE

Marta Kos nesër në Kuvend, diskutime mbi antarësimin e Shqipërisë në BE

Marta Kos TIRANË-Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, pritet të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Kuvendin e Shqipërisë, me fokus procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), ku pritet të diskutohet mbi gjendjen aktuale të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Takimi do të mbahet nën drejtimin e bashkëkryetarëve të këtij këshilli, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku. Në tryezë do të bashkohen përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pikëpamjet dhe propozimet e tyre lidhur me negociatat me BE-në. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sesioni do të fillojë me fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit e organizatorit dhe bashkëkryetarët, më...