Ish-vjehrra dyshohet se ishte dëshmitare e vrasjes së Arlinda Zekajt, zbardhen detaje tronditëse nga hetimet
arlinda zekaj KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 49 vjeçares Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Mediat në Kosovë raportojnë se dokumentet e Prokurorisë hedhin dyshime për përfshirjen e disa familjarëve të ish-bashkëshortit të saj para dhe pas krimit. Sipas hetimeve ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj dyshohet se e fotografonte dhe filmonte vazhdimisht Arlindën duke dokumentuar lëvizjet e saj. Në telefonin e saj është gjetur edhe një video e 23 tetorit, e cila dyshohet se i ishte dërguar nga ish-kunati i viktimës Driton Sylaj. Prokuroria dyshon gjithashtu se Nurije Sylaj ishte e pranishme kur djali i saj Albert Sylaj sulmoi për vdekje Arlindën me sëpatë, por nuk ndërhyri për ta ndaluar. Ajo dyshohet...
Burimi:
zeri.ai