Samiti në Bruksel, Kurti: Nuk po kërkojmë favore, e meritojmë, statusi kandidat është çështje urgjente

Samiti në Bruksel, Kurti: Nuk po kërkojmë favore, e meritojmë, statusi kandidat është çështje urgjente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se ky proces është vonuar prej kohësh. “Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit. Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente. Çdo muaj ka zgjedhje në...