Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që para përgjegjësisë të dalin të gjithë ata që dinin për rreziqet me të cilat përballej Arlinda Zekaj. Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës, ndërsa tri ditë para se të vritej i ishte drejtuar edhe kryeprokurores së Pejës për të shprehur shqetësimin për sigurinë e saj. E të martën u arrestuan edhe katër persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në rast. Ministri Sveçla ka thënë se hetimet duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet deri në zbardhjen e plotë të rastit. “ Mirëpres çdo hetim dhe veprim...
Burimi:
javanews.al