Kosovë/ Arrestohen 3 zyrtarë gjykatash dhe një avokat në Ferizaj e Gjakovë! Policia sekuestron telefona, kompjuterë dhe dokumente

Kosovë/ Arrestohen 3 zyrtarë gjykatash dhe një avokat në Ferizaj e Gjakovë! Policia sekuestron telefona, kompjuterë dhe dokumente

Tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, janë arrestuar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Bashkëkryerja”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është rezultat i hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj. Nga hetimet dyshohet se personat e arrestuar kanë ushtruar ndikim lidhur me afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që kanë të bëjnë me punësimin. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar katër telefona celularë, dy njësi kompjuterike (PC), si dhe dokumentacion që konsiderohet i...