Rrëzohet helikopteri ushtarak turk gjatë një misioni stërvitor, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

Rrëzohet helikopteri ushtarak turk gjatë një misioni stërvitor, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

Një helikopter ushtarak AS-532, në pronësi të Forcave Ajrore Turke, u rrëzua pasi u ngrit nga Eskishehiri për një mision stërvitor, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes. “Një helikopter AS-532, në pronësi të Forcave tona Ajrore, u rrëzua pasi u ngrit nga Eskishehiri për qëllime stërvitore”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë. Ministria theksoi gjithashtu se rrënojat e helikopterit janë lokalizuar dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar./AA