Fieri nën shqetësim/ Pas plagosjes së punonjësit të fast-food-it, një tjetër person shfaqet me thikë në rrugë
FOTO NGA PERSONI QE MBAN THIKEN NE DORE FIER- Vetëm pak kohë pas plagosjes me thikë të një punonjësi të fast-food-it, një tjetër episod është regjistruar në qytetin e Fierit. Këtë herë një person është filmuar duke lëvizur me thikë në dorë në një prej hapësirave publike të qytetit. Në pamjet e regjistruara ai shfaqet në hyrje të pedonales, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët dhe pranë vendit ku ndodhi plagosja e 29-vjeçarit nga një 17 vjeçar. Nuk dihet ende se kush është personi që shfaqet në video, nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse për këtë rast është njoftuar Policia./ZËRI
Burimi:
zeri.ai